UEFA do të mbajë në takim në Romë sonte (e mërkurë) për të diskutuar një ndryshim madhështor rreth një rregulle afatgjate në kompeticionin e tyre.
Të gjitha klubet mund të preken nga ky ndryshim që besohet se do të ndodhë në Ligë të Kampionëve dhe në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Raportet sugjerojnë se UEFA është e gatshme për të hequr rregullin në lidhje me përparësinë e golit si mysafirë, i cili ka qenë burim i shumë polemikave ndër vite.
Rregulli vlen kur rezultati është i barabartë pas dy ndeshjeve të zhvilluara dhe ka qenë një shtyllë e kompeticioneve në UEFA qysh pas prezantimit vonë në vitet e 60’ta.
Bazuar në revistën gjermane për sport Kicker, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së do të takohet të mërkurën për të diskutuar një ndryshim potencial, ndonëse vendimi nuk do të ketë efekt të menjëhershëm./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje