Ndoye barazon, Embolo përjashtohet – dramë në çerekfinalen e fundit

04:40 | 12 Korrik 2026
D.H

Zvicra e ka barazuar në 1-1 ndaj Argjentinës në çerekfinalen e Kupës së Botës.

Autor i golit ishte Dan Ndoye në minutën 67-të, shkruan Arbresh.info.

Ai realizoi pas një aksioni të bukur nga helvetikët, ku mori një asistim nga Rodriguezi.

Pesë minuta më vonë, pas rishikimit në VAR të një situate, Embolo u ndëshkua me karton të kuq pasi simuloi. Në fakt ishte kartoni i tij i dytë i verdhë që e çoi në përjashtim.

Shpërndaje në rrjete sociale