Gerard Pique ka thënë se për herë të parë që nga koha kur i është bashkuar Barcelonës është ndierë inferior ndaj Real Madridit pasi skuadra e Zinedine Zidanes fitoi Superkupën e Spanjës të mërkurën.
Pique, i cili është larguar në fillim të pjesës së dytë nga fusha për shkak të një lëndimi, ka pranuar se Barcelona është duke pasur probleme brenda dhe jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info.
“Brenda nëntë viteve që kam qenë te Barcelona, për herë të parë jam ndierë inferior ndaj Real Madridit”, u ka thënë Pique gazetarëve në Santiago Bernabeu.
“Ne nuk jemi në kohën më të mirë si një skuadër apo klub. Ne duhet të qëndrojmë sa më afër që është e mundur pran njëri tjetrit dhe të vazhdojmë përpara”
“Ne duhet të lejojmë me këtë disfatë dhe të pranojmë që Madridi është më i mirë se ne [për momentin], por sezoni është shumë i gjatë dhe ka ende vend për përmirësim”./arbresh.info
Ministrja Gërvalla: Juristët dhe avokatët shqiptarë në Zvicë...
Lirohet qarkullimi i automjeteve në Jarinjë
Deklarata e Rashiqit për tokën e Manastirit të Deçanit, Hara...
Haxhi Avdyli dorëhiqet nga Guxo pas sulmeve ndaj Vjosa Osman...
Shteti nis monitorim të rreptë për çmimet e naftës dhe benzi...
Rrahje masive në Brazil, gjyqtari ndanë 23 kartonë të kuq ...