Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka thënë se ndihet i lumtur dhe krenar që e ka rinovuar kontratën e tij edhe për disa vite me Mallorcan.
Muriqi dhe Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e lojtarit deri në vitin 2029.
Ky rinovim i kontratës e ka gëzuar prizrenasin shtatlartë, i cili ka thënë se ndihet i emocionuar duke e cilësuar si ëndrra më e mirë që i ka ndodhur.
“Mbi të gjitha, ndiej krenari dhe kënaqësi. Është një nder të vazhdoj ta jetoj këtë ëndërr me këta njerëz këtu dhe të vazhdoj të rritem me ta”, ka thënë fillimisht Muriqi pas rinovimit.
“Do të thotë shumë për mua. Kjo është arsyeja pse jam i emocionuar që do të jem me Mallorcën për dy vjet të tjera. Pa dyshim, të vij këtu është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë”.
“Mallorca, për mua, është ëndrra më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Dhe nuk do ta ndryshoj këtë”, përfundoi sulmuesi kosovar.
Ndryshe, Muriqi ka zhvilluar në total 118 ndeshje me Mallorcan, duke shënuar 35 gola dhe duke dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...