David Abraham nuk do të mundë të luajë më këtë vit për Frankfurtin, pasi u pezullua me shtatë javë mos lojë, për shkak se e kishte shtyrë dhe rrëzuar trajnerin e Freiburgut Christian Streich.
Kapiteni i Frankfurtit u ndëshkua me karton të kuq pasi e shtyu me krah Streichen, derisa u përpoq ta marrë një top që kishte dalë jashtë vijës së lojës në një ndeshje të Bundesligës këtë të shtune, transmeton Gazeta Express.
Federata e Futbollit e Gjermanisë e ka pezulluar mbrojtësin deri më 29 dhjetor, që nënkupton se ai nuk ka të drejtë të luajë në gjashtë ndeshjet e ardhshme.
Abraham nuk do të mundë të luajë deri në ndeshjen e Freiburgut kundër Hoffenheim më 18 janar, pas pushimit dimëror në Bundesligë.
What was he thinking ?
David Abraham deliberately runs into Freiburg head coach Christian Streich. pic.twitter.com/gcibpwVCWh
— GOAL (@goal) November 10, 2019
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...