Ndeshja e Portugalisë ndaj Kroacisë në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës do të ketë një peshë të jashtëzakonshme emocionale, pasi do të zhvillohet në përvjetorin e parë të ndarjes tragjike nga jeta të sulmuesit Diogo Jota.
Edhe pse sfida luhet mbrëmjen e 2 korrikut në Toronto, në Portugali ora do të ketë kaluar mesnatën, duke hyrë në 3 korrik – datën kur një vit më parë Jota humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij, André Silva.
Kombëtarja portugeze e ka mbajtur gjallë kujtimin e ish-sulmuesit të Liverpoolit gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror.
Trajneri Roberto Martínez e ka shpallur Jotën “anëtar nderi” të skuadrës, ndërsa mesfushori Rúben Neves vazhdon të mbajë fanellën me numrin 21, që i përkiste mikut të tij të ngushtë.
Para ndeshjes së parë të Portugalisë në turne u mbajt një ceremoni prekëse në nder të Jotës, ku prindërit e tij, Isabel dhe Joaquim Silva, nuk mundën t’i mbanin lotët.
Vitinha ka theksuar se skuadra ka motivim shtesë në këtë sfidë, duke kujtuar rëndësinë emocionale të datës dhe figurës së Jotës.
“Kemi shumë arsye për ta fituar këtë ndeshje, por kjo datë e bën gjithçka edhe më të veçantë. Luajmë për familjet tona, për Diogo Jotën, për të gjithë vendin dhe për gjithë Portugalinë,” u shpreh ai.
Humbja e Jotës ka lënë gjurmë edhe jashtë Portugalisë. Kapiteni i Skocisë, Andy Robertson, një nga miqtë e tij më të ngushtë te Liverpooli, ka treguar se mendimi i parë pas kualifikimit në Botëror shkoi pikërisht te ish-shoku i skuadrës.
Ndërsa bashkëshortja e Jotës, Rute Cardoso, i dërgoi një mesazh prekës Robertsonit në fillim të turneut, duke e falënderuar që vazhdon ta mbajë gjallë kujtimin e tij.
Diogo Jota zhvilloi 49 ndeshje me fanellën e Portugalisë dhe shënoi 14 gola, duke qenë një nga figurat më të rëndësishme të brezit të tij./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...