Ish-futbollisti i Shënkollit, Klajvert Çuni, është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare. Gjithçka ka ndodhur në mënyrë tragjike, pasi ra nga tarraca e biznesit të familjes në Lezhë.
Klajvert Çuni ka luftuar disa ditë për jetën në spital, por pa ia dalë të fitojë betejën më të rëndësishme. Në fushë ai ka mbajtur dhe shirtin e kapitenit duke udhëhequr skuadrën, teksa këtë e tregon në një postim të ndjerë ish-klubi i tij Shënkolli.
Postimi i FK Shënkolli Akademi:
“Kësaj radhe nuk ia dole të fitoje betejën më të rëndësishme o Kapiten. Shumë beteja ke fituar duke luftuar në fushë si një kapiten i vërtetë, ishe ai që të donin, shokët, trajnerët, stafi por dhe të gjithë ato që të njohen nga afër!
Ku t’i gjejmë në fjalët e ngushëllimit për të shprehur mungesën tënde dhe dhimbjen që na shkaktove, jemi lutur me shpirt këto ditë për ty, por si duket Zoti të desht pranë vetes. Do na mungosh shumë Klajvert Çuni.
Pushofsh ne paqe Kampion”, shkruan klubi i Shënkollit.

Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...