Futbolli në Bolivi është në ditë zie, pasi një lojtar ka ndërruar jetë nga koronavirusi, derisa kishte të infektuar edhe në klub.
Futbollisti 25-vjeçari Deibert Roman Guzman ka humbur jetën në këtë javë, ndërsa kishte qëndruar i shtrirë për disa javë në spital.
Kjo humbje i ka dhënë edhe më shumë pikëllim familje së tij, pasi babai i ndërroi jetë më herët në këtë muaj.
Guzman kishte luajtur qysh herët në grupmoshat e Bolivisë, ndërsa kishte shijuar një karrierë te Nacional Potosi.
Federata e Futbollit të Bolivisë e ka nderuar lojtarin me një ceremoni, gjersa është bërë lojtari i parë në vend që ndërron jetë nga pandemia botërore.
Lojtari kishte jetuar në Beni me familjen e tij, një vend me 420 mijë banorë, derisa janë të pranishme 1200 raste me koronavirus, derisa ka 77 të vdekur.

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?