“Ndalo së ankuari”, Conte godet Artetan pasi e mposhti në derbi
Antonio Conte i tha Mikel Artetës që të ndalojë së ankuari pasi Tottenham mundi Arsenalin 3-0 në një derbi të diskutueshëm të Londrës së Veriut.
Dy gola nga Harry Kane në pjesën e parë dhe një nga Son Heung-min pas pushimit e afruan Spurs në një pikë ndaj Arsenalit në betejën për vendin e katërt të Champions League me dy ndeshje të mbetura deri në përfundim të sezonit.
Pikat e bisedës së natës nuk ishin golat, por penalltia e dhënë nga gjyqtari Paul Tierney për një goditje nga Cedric Soares ndaj Son për golin e parë dhe më pas një karton i dytë i verdhë për mbrojtësin e Arsenalit, Rob Holding, pasi ai dukej se e goditi me bërryl në fytyrë koreanin pas gjysmë ore.
Arteta u ankua në këto dy raste, kurse trajneri i Tottenham, Antonio Conte i tha që të ndalojë së ankuari.
“Mikel Arteta po bën një punë vërtet të mirë, por e kam dëgjuar shumë të ankohet. Unë mendoj se ai duhet të fokusohet më shumë te ekipi i tij dhe të mos ankohet”, tha Conte./Express/
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...
Haxhiu nga Çikatova e Vjetër: U vranë 24 civil të paarmatosu...
LDK e hapur për bisedime me LVV-në për presidentin