Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pasi Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “plotësisht e hapur” për të gjitha anijet tregtare gjatë periudhës së mbetur të armëpushimit.
“Irani sapo ka njoftuar se ngushtica e Iranit është hapur plotësisht dhe gati për kalim të plotë. FALEMINDERIT”, shkroi Trump.
Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”, deklaroi ai.
Megjithatë, duhet theksuar se Irani më parë ka deklaruar se ngushtica është e hapur për vendet që bashkëpunojnë me ushtrinë e tij.
Reagimi i Trumpit vjen në një moment kur liderë ndërkombëtarë, përfshirë Keir Starmer dhe Emmanuel Macron, po zhvillojnë takime për të diskutuar sigurinë dhe funksionimin e lirë të kësaj rruge jetike detare. /Telegrafi/
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...
Çmimet e naftës bien për 10% pasi Irani njoftoi hapjen e Ngu...