Ministri i Jashtëm i Iranit duket se e ka shpallur Ngushticën e Hormuzit “plotësisht të hapur” për “periudhën e mbetur të armëpushimit”.
Seyed Abbas Aragchi tha se masa do të përfshijë kalimin e “të gjitha anijeve tregtare” përmes ngushticës.
Postimi i plotë i Aragchit në X thotë:
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Portet dhe Organizata Detare e Republikës Islamike të Iranit”.
Megjithatë, duhet theksuar se Irani më parë ka deklaruar se ngushtica është e hapur për vendet që bashkëpunojnë me ushtrinë e tij.
Nuk është e qartë nëse bllokada amerikane e porteve iraniane vazhdon pas vendimit të Iranit.
Deklarata e Aragchit vjen në një kohë kur Keir Starmer dhe Emmanuel Macron kanë organziuar një takim me 40 udhëheqës të tjerë.
Grupi do të diskutojë rihapjen e ngushticës. /Telegrafi/
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...