“Djajtë e Kuq” janë mposhtur nga skuadra e promovuar këtë sezon në Premierë Ligë duke regjistruar disfatën e parë sezonale.
Huddersfield Town ia ka shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Premierë Ligë Manchester Unitedit të Jose Mourinhos duke fituar me rezultat 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët shënuan dy gola të shpejtë gjatë pjesës së parë të ndeshjes në stadiumin John Smith. Aaron Mooy realizoi golin e epërsisë (28′), ndërsa goli i dytë u shënua nga Laurent Depoitre në minutën e 33′ pas asistimit nga portieri Jonas Lossel.
“Djajtë e Kuq” u rikthyen në pjesën e dytë duke ngushtuar epërsinë në minutën e 75′ përmes talentit Marcus Rashford që realizoi me kokë pas asistimit të bukur nga Romelu Lukaku. Megjithatë, pavarësisht dominimit të plotë skuadra e trajnerit portugez nuk arriti të siguroj një rezultat pozitiv.
Manchester United tani gjendet në pozitën e dytë në 20 pikë, pesë më pak se Manchester City në krye, ndërsa Huddlersfiled Town gjendet në pozitën e 10 me 12 pikë./arbresh.info/
https://streamable.com/d2l9i
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...