Bota e sportit është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të legjendës së wrestlingut, Hulk Hogan, në moshën 71-vjeçare.
Lajmi u përhap përmes faqes së njohur Barstool Sports në rrjetin social X, e cila publikoi një foto përkujtimore me mbishkrimin: “Hulk Hogan 1953 – 2025”, duke e përshkruar atë si një ikonë të padiskutueshme të kulturës pop dhe wrestlingut.
Hogan, me emrin e vërtetë Terry Gene Bollea, u bë i famshëm për karrierën e tij në World Wrestling Entertainment (WWE), ku kontribuoi në kthimin e wrestling-ut në një formë të njohur argëtimi familjar në mbarë botën.
Në vitin 1994, ai kaloi në World Championship Wrestling (WCW) dhe ishte një nga themeluesit e grupit të famshëm New World Order (nWo), i cili ndikoi thellësisht në revolucionimin e wrestlingut gjatë viteve ‘90, duke bërë që WCW të tejkalojë për një kohë WWE-në në shikueshmëri.
Hogan ka pasur probleme të shumta shëndetësore ndër vite, përfshirë operacione të përsëritura në shpinë dhe gjunjë. Megjithatë, deri në ditët e fundit ai raportohej të ishte në gjendje të qëndrueshme. Në rrjete sociale, fansat po ndajnë momente ikonike, video dhe kujtime nga karriera e tij legjendare, duke e përshkruar si një simbol të qëndrueshmërisë, karizmës dhe frymëzimit në ring. Komuniteti i wrestling-ut, për momentin, mbetet në pritje të së vërtetës për fatin e një prej figurave më të njohura të këtij sporti.
Muaji korrik do të mbahet gjatë në histori të sportit, por për tragjedi, pasi më 3 korrik, vdiq tragjikisht ylli i Liverpoolit, Diogo HJotra, në një aksident me veturë.
RIP Hulk Hogan. An absolute legend. pic.twitter.com/XLALNclCPA
— Barstool Sports (@barstoolsports) July 24, 2025
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...