Bota e sportit në Kosovë është sot në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të rëndësishme të historisë së futbollit kosovar – Ejup Kapiti (i lindur Ejup Mehmeti). Ai ndërroi jetë sot në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si futbollist, trajner dhe mentor.
Kapiti u shqua në vitet 1970 si futbollist i FC Prishtinës në Ligën e Dytë të ish‑Jugosllavisë, ku luajti krah emrave si Rasim Thaçi – Cima dhe Sabit Dallku.
Ai kontribuoi drejtpërdrejt në ngritjen e klubit në elitën e futbollit jugosllav, duke fituar respektin e tifozëve dhe kolegëve të tij.
Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Kapiti ndoqi studimet e avancuara në sport, duke përfunduar magjistraturën në futboll në Universitetin e Sarajevës dhe duke fituar licencën profesionale UEFA si trajner. Ai kishte gjithashtu një karrierë të pasur ndërkombëtare si ndihmëstrajner në klube të Bundesligës gjermane, përfshirë edhe Hamburgun.
Në vitin 2012, mori drejtimin e FC Prishtinës si trajner kryesor, ku kontribuoi në zhvillimin e talenteve të reja dhe modernizimin e metodave stërvitore në Kosovë.
Për kontributin e tij të gjithanshëm në sport, në vitin 2021 u nderua nga Komuna e Prishtinës me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.
Në vitin 2023, ai vendosi të ndryshojë mbiemrin nga “Mehmeti” në “Kapiti”, një vendim personal që lidhej me identitetin dhe reflektimet e tij jetësore.
Ndarja e tij nga jeta sot lë boshllëk të madh në sportin dhe shoqërinë kosovare. Ejup Kapiti do të kujtohet gjithmonë si një njeri i dijes, pasionit dhe përkushtimit ndaj futbollit. /Telegrafi/
Nëse vazhdon ngërçi në Kuvend, relevanca e Kosovës do të zbe...
Mësohet se sa para do të fitojë Luka Modric tek Milani
IKD kërkon rikthimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies So...
Trump: Britania e Madhe do të luftonte për SHBA-në, por s’mu...
Barduani pret të Dërguarën Speciale të Britanisë, folën për ...
Operohet Jude, Reali shpreson se ylli i skuadrës të rikthehe...