Humbje e papritur në “Air Canada Center” e Toronto Raptors, skuadrës kryesuese të Lindjes, 106 – 117 ndaj Los Angeles Clippers. “Ylli” i Raptors, DeRozan, zhvilloi një ndeshje poshtë pritshmërive, duke shënuar vetëm 11 pikë, ndërsa Valanciunas 16 pikë, teksa për miqtë më të mirët ishin Williams dhe Harris respektivisht me 26 dhe 20 pikë.
Cleveland Cavaliers siguroi fitoren e pestë radhazi dhe të 44-tën në sezonin e rregullt të NBA 114 – 121 ndaj Brooklyn Nets, falë një LeBron James të papërmbajtshëm, që shënoi 37 pikë, dha 8 asiste dhe kopntrolloi 10 topa poshtë koshit në “Barclayes Center”.
Një ndeshje e ekulibruar deri në fillimit të periodës së tretë, kur nisi përmbysja e Cavs, që rikuperuan një disavantazh prej 9 pikësh, duke triumfuar në fund me 7 pikë më shumë. Dha më të mirën mbi parket Harris i Netsave, me 30 pikë të shënuara, por paraqitja e tij u eklipsua nga “Mbreti” James.
Rozier spikati me 33 pikë në fitoren 93 – 104 të Boston Celtics ndaj Sacramento Kings, që pësoi humbjen e 50-të sezonale. Celtics kanë siguruar vendin e dytë në Lindje, me Cavs që kanë arritur 6 fitore më pak.
Giannis Antetokounmpo u rikthyer nga dëmtimi në kavilje për të shënuar 25 pikë dhe kontrolluar 10 topa poshtë koshit në fitoren 106 – 103 të Milwaukee Buks ndaj San Antonio Spurs, duke zhgënjyer në maksimum LaMarcus Aldrige, që edhe pse realizoi 34 pikë, duke rezultuar më i miri i përballjes, doli i humbur me Spursat. Gjithsesi të dyja skuadrat thuasje e kanë siguruar pjesëmarrjen në play off.
U desh koha shtesë për të përcaktuat fituesin mes Indiana Pacers – Miami Heat. 96 – 96 u mbyll koha e rregullt në “Bankers Life Fieldhouse” të Indianapolisit, ku dyshja Oladipo – Young shënoi në total 45 pikë.
Fitore e lehtë 118 – 99 e Houston Rockets ndaj Atlanta Hawks, me kryesuesit e Përëndimit që kursyen forcat ndaj skuadrës më të dobët të Lindjes. James Harden shënoi “triple double”: 18 pikë, 15 asiste dhe 10 rikuperime.
Zhgënjen Golden State Warriors 91 – 110 ndaj Utaj Jazz. Kampionët në fuqi të NBA nuk kishin të gatshëm thuasje gjithë ekipin e parë, me Curryn, Thompson, Durant e Green të dëmtuar.
Në dy takimet e tjera Washington Wizards fitoi ndaj New York Nicks 97 – 101, ndërsa Oklahoma City Thunder u ndal 105 – 108 ndaj Portland Trail Blazers.
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...