Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka vendosur të afrojë një tjetër lojtar në vend të Adrion Pajazitit të dëmtuar.
Nuk është një nga emrat që ka pasur më parë në grumbullime, ndonëse deklaroi se nuk kishte kohë për eksperimente para Serbisë.
FSHF bëri të ditur se ekipit do t’i bashkohej Nazmi Gripshi, mesfushori, i cili ka shkëlqyer me parë me fanellën e Teutës, Skënderbeut e Ballkanit.
Së fundmi ai është bërë protagonist kryesor i skuadrës së Astanës në kampionatin e futbollit në Kazakistan.
Golat dhe asistimet e tij kanë kthyer Astanan në pretendenten kryesore për titullin kampion dhe për mesfushorin., kjo ftesë ishte deri diku e pritshme.
Vetë Sylvinho, në konferencë për shtyp ku prezantoi listën për Serbinë se kishte gjashtë muaj që ndiqte lojtarin dhe nuk hodhi poshtë mundësinë që në të ardhmen ta bënte pjesë të grupit kuqezi, gjë që ka ndodhur më shpejt se sa kishte planifikuar tekniku për shkak të situatës me dëmtimet.
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...