Napoli ka zvogëluar çmimin e sulmuesit, Arkaduisz Milik për vetëm 35 milionë euro.
Në javët e fundit Manchester United ishte i lidhur me polakun, mirëpo “Napolitanët” kërkuan 60 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, raportimet e Tuttomercato kanë zbuluar se “Napolitanët” janë të gatshëm ta shesin Milik gjatë verës, andaj do pranojnë ofertën me vlerë 35 milionë euro.
Milik gjatë kohës kur ishte duke luajtur për Bayer Leverkusen ka pranuar se do dëshironte të luaj për Manchester United dhe kjo dëshirë mund t’i plotësohet në verë.

Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer është admirues i lojtarit, andaj ka kërkuar nga klubi që ta transferojë në “Old Trafford”.
Pos gjigantit anglez, interesim për Milik ka edhe Schalke 04 dhe Milan.
Milik këtë sezon për Napoli-n ka shënuar nëntë gola./arbresh.info.
Raportohet se VV-ja tash po e diskuton Andin Hotin si altern...
NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drej...
Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së
“Zgjedhje autentike dhe e përballueshme”/ Rama: Shqipëria po...
Media shtetërore iraniane: Funerali shtetëror për Khamenein ...
Kounde dhe Balde do t’i mungojnë gjatë Barcelonës