Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny është shfaqur si shënjestër për transferim e Napolit.
Szczesny ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te Roma, por është raportuar se mund të rikthehet në ‘Emirates’ para fillimit të sezonit të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Napoli është duke kërkuar reprezentuesin polak për të sfiduar Pepe Reinan për pozitën numër një në klub.
Pas 75 paraqitjeve gjatë dy viteve të kaluara, mbetet të shihet nëse Szczesny do të pranojë mundësinë për të mos qenë përzgjedhja e parë sërish pas dështimit për të marr urdhërua në Arsenal.
Napoli thuhet se është duke menduar gjithashtu transferimin e portierit të Juventusit, Neto, i cili ka luajtur vetëm 12 herë në të gjitha kompeticionet gjatë fushatës aktuale./arbresh.info
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren
Stelina eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Dy të arrestuar në Vushtrri, sulmuan fizikisht një person
PSG dëshiron të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit në verë
Nis intervistimi i komisionerëve të dyshuar për manipulim të...
Dita Botërore Kundër Kancerit