Kapiteni i Lazios, Lucas Biglia beson se Napoli mund të rikthehet në ndeshjen ndaj Juventusit, por shton se kjo nuk do të jetë e lehtë.
“Biancocelestët” tashmë kanë arritur në finale të Kupës së Italisë dhe finalisti tjetër do të vendoset në ‘San Paolo’ sonte, transmeton portali arbresh.info. Juventusi udhëheq pas fitores 3 me 1 në ndeshjen e parë, por mesfushori i Lazios beson se asgjë nuk ka përfunduar.
“Pas ndeshjes të së dielës mendoj se Napoli mund të rikthehet”, tha Biglia.
“Ata kanë kualitet të mrekullueshëm dhe lojtarë të shkëlqyer, ata janë njëra nga skuadrat më të mira në Itali dhe kanë një trajner [Maurizio Sarri] që i ka bërë të luajnë një futboll shumë të mirë”
“Ata do të jenë mirë të përgatitur për ndeshjen, por nuk do të jetë e lehtë”./arbresh.info
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët