Napoli ka festë pas më shumë se një javëve në izolim për shkak të rasteve me Covid-19.
Klubi italian ishte prekur me Covid-19 pas ndeshjes me Genoan, ku dy futbollistët që rezultuan pozitivë ishin Zielinski dhe Eljif Elmas.
Por testet e fundit që kanë mbërritur në klub kanë dalë të gjitha negative dhe asnjë lojtarë më nuk është i prekur me këtë virus.
Megjithatë të gjithë anëtarët e klubit përfshirë stafin teknik dhe futbollistët ende janë në karantinë në një hotel në Napoli.
Kjo ishte kërkesa e trajnerit Gattuso i cili ka bërë me dije se do të dalin nga izolimi ditën e hënë.
Vlen të përmendet se te Napoli janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.
Që të dy kanë munguar në grumbullimet e Kosovës dhe Shqipërisë për ndeshjet e muajit tetor.
Kujtojmë që për shkak të rasteve me Covid, u shty edhe ndeshja mes Juventusit dhe Napolit, pasi ekipi i drejtuar nga Gattuso vendosi të mos udhëtojë në Torino. /Telegrafi/
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes