Napoli raportohet se ka shitur mbi 26.000 bileta për ndeshjen ndaj Juventusit të premten e ardhshme.
“Partenopei” kishte mbi 10 mijë tifozë në fitoren ndaj Shakhtar Donetsk në Ligë të Kampionëve në mesjavë, por duket se takimi në Serie A ndaj kampionit të Italisë ka ngjallur më shumë interesim, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Maurizio Sarrit është katër pikë para “Bianconerëve”, të cilët kanë fituar titullin në gjashtë vitet e fundit radhazi.
‘TuttoNapoli’ raporton që mbi 26 mijë tiketa tashmë janë shituar derisa vazhdon të ketë kohë edhe një javë para ndeshjes.
Derbi zhvillohet më 1 dhjetor në San Paolo./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi