Klubi italian Napoli duket se është e gatshme ta shesë Lorenzo Insignen.
Sipas gazetës ‘Corriere dello Sport’, Napoli mund ta shesë Insignen gjatë afatit kalimtar të verës.
Kontrata e sulmuesit skadon në qershor 2022 dhe raportohet klubi italin është i gatshëm ta shesë atë për 30 milionë euro.
Thuhet se nuk ka gjasa që 30-vjeçari të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin e tij të fëmijërisë pasi ai dëshiron një rritje page, ndërsa klubi kërkon ta ulë pagën e tij të mbajtur financat e ekuilibruar për shkak të pandemisë së COVID-19.
Reprezentuesi italian gjithashtu dëshiron kontroll të plotë mbi të drejtat e tij të imazhit, diçka që presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis nuk ka gjasa ta pranojë.
Insigne prej kohësh ka qënë i lidhur me një kalim te Tottenham dhe Barcelona. /Lajmi.net/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës