Napoli ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
Skuadra napolitane e nisi ndeshjen më fuqishëm dhe arriti të zhbllokojë sfidën që herët. Në minutën e 7-të, Rasmus Hojlund u gjend në zonë pas një pasimi të saktë dhe me një goditje precize e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke kaluar Napolin në epërsi. Vetëm pak çaste më vonë, McTominay rrezikoi sërish me një goditje me kokë, që kaloi shumë pranë shtyllës.
Juventusi reagoi dhe në minutën e 26-të rrezikoi me një tentativë të Di Lorenzos, por Di Gregorio reagoi në mënyrë fantastike duke e mbajtur ndeshjen të hapur. Para fundit të pjesës së parë, McTominay goditi shtyllën pas një kërcimi perfekt në zonë, duke lënë rezultatin 1:0 pas pjesës së parë.
Pjesa e dytë nisi me një Juventus më agresiv, dhe kjo u shpërblye në minutën e 59-të. Ëeston McKennie dha një pasim të mrekullueshëm në thellësi për Kenan Yildiz, i cili u fut mes mbrojtjes dhe me qetësi e dërgoi topin në këndin e poshtëm, duke barazuar shifrat në 1:1.
Pas golit, loja u hap edhe më shumë. Napoli rrezikoi nga një goditje dënimi e McTominay, ndërsa pak minuta më vonë erdhi momenti vendimtar i takimit. Në minutën e 78-të, pas një topi të devijuar në zonë, Rasmus Hojlund u gjend sërish në vendin e duhur. Me një goditje të fuqishme me kokë nga shumë afër, ai e dërgoi topin në pjesën e sipërme të rrjetës, duke rikthyer epërsinë për Napolin dhe duke vulosur dopietën e tij personale.
Juventusi u mundua të reagojë në minutat e mbetura, me Zhegrovën që testoi portierin Milinkovic-Savic në kohën shtesë, por goditja e tij u ndal pa vështirësi.
Me këtë fitore, Napoli është liderë me 31 pikë, kurse Juventusi është i shtati me 23 sosh./Arbresh.info
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...