Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim me rezultat 1-1 ndaj Cagliarit në udhëtim, në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa të dy skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë.
Fillimisht ishte Victor Osimhen në minutën e 65-të që realizoi për epërsinë e skuadrës së tij.
Teksa kur pritej që Napoli të shënoj një fitore, në skenë doli Zito Luvumbo i cili në minutën e gjashtë të kohës shtesë barazoi rezultatin dhe siguroi një pikë për Cagliarin.
Kjo është ndeshja e tretë ne radhë pa fitore për Napolin në Serie A, ku ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë me 37 pikë.
Teksa ky barazim për Cagliarin është një pikë e artë që po lufton për mbijetesë këtë sezon në Serie A.
Aktualisht ata kanë 20 pikë pas 26 xhirove dhe ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë./Arbresh.info/
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos