Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Union Berlinit, në kuadër të grupeve të Champions League.
Politano kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të të ndeshjes, rezultat më të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Union Berlini arriti të barazonte rezultatin nëpërmjet Fofanas.
Deri në fund, Napoli tentoi të rikthente epërsinë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kësisoj, tani Napoli ka shtatë pikë gjithsej në grupin C, dy më pak se lideri Real Madridi që luan pas pak ndaj Bragas.
Në anën tjetër, Union Berlini mbetet i fundit me një pikë të fituar.
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
Parashikimi i motit për ditët në vijim-Të hënën temperaturat...
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...