Napoli është afër që të transferojë sulmuesin e Lille-s, Victor Osimhen.
Sipas Sky Italia, 21-vjeçari do udhëtojë në Itali për të arritur marrëveshje personale me gjigantin e Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Osimhen ka shkëlqyer këtë sezon për Lille, derisa kërkohej edhe nga Arsenal-i, Manchester United –i e Liverpool, por thuhet se ka zgjedhur “Napolitanët”.

Nigeriani këtë sezon ka shënuar 18 gola në 38 paraqitje dhe kjo ka bërë të shihet si një ndër sulmuesit që mund të shkëlqejë në të ardhmen.
Pritet që gjatë javëve të ardhshme të realizohet transferimi i lojtarit në “San Paolo”./arbresh.info.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...