Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka arritur marrëveshje për t’iu bashkuar gjigantit të Serisë A, Interit, gjatë kësaj vere.
Nainggolan për një kohë të gjatë është lidhur me një kalim te Interi, me Romën që duket e gatshme ta shesë këtë herë. Madje, raportohet se drejtuesit e klubit nga kryeqyteti italian duan aq shumë ta shesin belgun saqë ia kanë ofruar atë shumë klubeve, por Nainggolan është i palumtur me përpjekjet e klubit për ta shitur me force.
Tuttosport raporton se Interi tashmë ka arritur marrëveshje edhe me Romën për Nainggolanin dhe se testet mjekësore do të kryhen në fillim të korrikut.
Interi është pajtuar t’i paguajë 35 milionë euro plus ta përfshijë në marrëveshje të riun Nicolo Zaniolo.
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit