Rafael Nadal ka ardhur me një mesazh tepër emocional pasi mori vesh për pensionimin e tenistit Roger Federer.
Spanjolli ka thënë se kjo është një ditë tepër e mërzitshme për të por edhe për tërë botën sportive.
“I dashuri Roger, shoku dhe rivali im”, ka shkruar ai në fillim të mesazhit të tij.
“Do të dëshiroja që kjo ditë të mos vinte kurrë… është një ditë tepër e mërzitshme për mua personalisht dhe për tërë sportdashësit në botë. Ua thashë juve kur ne biseduam dhe tani po e shkruaj këtu”.
“Ka qenë një kënaqësi por po ashtu nder dhe privilegj që t’i ndaja këto vite me ty, ku jetuam momente të mahnitshme brenda dhe jashtë fushës”.
“Ne do të kemi edhe më shumë momente të tjera që do t’i ndajmë në të ardhmen, ende ka gjëra që ne duhet t’i bëjmë së bashku, ne e dimë këtë”.
“Për momentin, me tërë qenien time të urojë lumturi me gruan tuaj Mirka, fëmijët tuaj, familjen e juaj dhe kënaquni me gjërat që keni përpara. Shihemi në Londër në @lavercup”, ka shkruar Nadal.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...