Xhiroja e dytë në Ligën Unike ka dhuruar ndeshje interesante në fundjavë, ku derbi u zhvillua ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, ndeshje e cila përfundoi 93:92 pas dy vazhdimeve.
Ylli i kësaj ndeshje ishte padyshim, Erion Kastrati i cili pati paraqitje mbresëlënëse.
Kastrati shënoi 31 pikë për Yllin, pesë kërcime, gjashtë asistime dhe tre topa të vjedhur, duke e pasur indeksin e lojës 30, me këtë rast edhe u zgjodh MVP i kësaj xhiro.
26-vjeçari është ndër lojtarët më të dalluar në skuadrën suharekase, e cila është kampion i Kosovës, Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare./Arbresh.info

“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...