Shkodran Mustafi ka rritur edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm nga Arsenali këtë verë.
Mbrojtësi shqiptar ka çmendur fansat me ndryshimin e fotos së profilit në Instagram dhe e fshiu “Lojtar i Arsenalit” nga të dhënat në Instagram, raporton Gazeta Express.
Ai e ndërroi foton me fanellë të Arsenalit me një të përditshme, ndërsa aty ku ka shkruar “Lojtar i Arsenalit”, shkroi me emoji “Back on top”.
Lidhur me këtë veprim të Mustafit kanë reaguar nga gëzimi fansat e “Topçinjve”, simpatinë e të cilëve duket se kurrë nuk e kishte mbrojtësi shqiptar.
“Lajm i mirë, ndoshta do të shkojë te Ajax”, “Lamtumirë, s’kishim nevojë për ty, një ndër lojtarët më të dobët që ka pas Arsenali”, “Po ndodh!!! Ju lutem Arsenal, kryejeni më këtë punë”, ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në “Twitter”.
28-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 112 paraqitje me “Topçinjtë” dhe ka shënuar 8 gola.
Shkodran Mustafi appears to hint at Arsenal transfer https://t.co/PEyiTeh9DI pic.twitter.com/DCW4Hkercq
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 7, 2019
Shkodran Mustafi gives Arsenal fans hope as flop defender hints at transfer away on social media https://t.co/6TaOItipA4
— The Sun – Arsenal (@SunArsenal) July 7, 2019
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...