Kosova dhe Zvicra kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm në këtë sfidë për ‘Dardanët’ e realizoi Florent Muslija, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes për media ai tha se e rëndësishme është se nuk u mposhten nga Zvicra, dhe se tani përqëndrimi maksimal është tek play-offi.
“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës”.
“Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin”.
“E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë ai.
Kosova e mbylli grupin B në pozitën e dytë me 11 pikë, derisa kundershtaret e mundshëm për play-off janë Sllovakia, Uellsi, Polonia dhe Çekia./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar