Kosova humbi me rezultat 1-0 në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Besoj që nuk kemi merituar humbjen edhe pse nuk krijuam shumë raste sic janë mësuar tifozët tanë. Greqia ka qenë kundërshtar i fortë dhe besoj që është më i forti në grupin C. Me gjysmë rasti shënuan gol. Në minutat e fundit kanë qenë disa herë 1 kundër 1. Krijuam aksione. Nuk kemi kohë të jemi të dëshpëruar. Per momentin, pasi humbëm këto ndeshje, besoj që duhet të kemi rezultat të mirë me Irlandën e Veriut”, tha ai.
Tutje ai tregoi edhe për një polemikë që pati me një tifoz në fund të ndeshjes.
“Kam larguar veten gjithmonë nga këto polemika. Tifozi thoshte ‘jepe gol, jepe gol’. Por njerëzit duhet të kuptojnë se unë si Vedat Muriqi dhe të tjerët duam të japim gol më shumë se gjithçka. Nganjëherë thjeshtë nuk ke fat dhe nuk mundesh. Reagova, por me profesionalizëm nuk duhet të ketë ndodhur. I kërkoj falje. Nuk e kam fyer apo asgjë. Vetëm i thashë trego respekt”, përfundoi ai. /arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?