Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë sezon me Mallorcan.
Ylli kosovar i ka realizuar 10 gola deri tash në këtë edicion pas 23 xhirosh të zhvilluara në La Liga.
Kjo ka bërë që 28 vjeçari të futet në mesin e lojtarëve të paktë që kanë arritur të shënojnë numër dyshifror të golave për ekipin ishullor në kampionatin spanjoll.
Përfaqësuesi kosovar e gjeti golin e dytë radhazi në dy xhirot e fundit teksa shënoi në humbjen nga Espanyoli.
Ai me këtë rast gjendet lart në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligas, vetëm një gol prapa Topit të Artë, Karim Benzema dhe 5 gola prapa liderit, Robert Lewandowski.
Synim i ish-futbollistit të Fenerbahçes është që t’i kalojë lojtarët si Aritz Aduriz (12 gola), Tomer Hemed (11), Pierre Webo (11) apo edhe Ante Budimir (13).
Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, e duke e pasur parasysh se përpara i ka edhe 15 xhiro, “Pirati” mund ta arrijë një gjë të tillë, duke mbetur vetëm prapa Dani Guizas, që i kishte shënuar 27 gola, Magdaleno (19) apo Diego Tristan (18), shkruan “Gazeta Express”.
Muriqi po tregohet si njëri prej golashënuesve më të mirë të Mallorcas në Shekullin XXI.
Prizrenasi është bërë mjaft i dashur për tifozët e Mallorcas. /GE/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve