Mallorca ka arritur të barazojë me rezultat 2-2 ndaj kampionit aktual spanjoll Barcelonës, në kuadër xhiros së shtatë në La Liga.
Padyshim meritori kryesor i këtij rezultati pozitiv për skuadrën e Mallorcës, është sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili ishte edhe njeriu i ndeshjes.
Muriqi realizoi një gol edhe një asistim në barazimin e skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Pas kësaj performance të shkëlqyer, Muriqi reagoi në rrjetin social Instagram, duke u ndjerë krënar me ekipën e tij.
“Krenar për ekipin dhe performancën tonë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të përmirësohemi!”, ka shkruar Muriqi.
View this post on Instagram
Sulmuesi kosovar deri më tani ka realizuar tre gola dhe një asistim në kampionatin spanjoll.
Barcelona me këtë barazim ka kaluar në kuotën e 17 pikëve dhe ndodhet në vendin e parë ndërsa Mallorca pas shtatë xhirove është në pozitën e 15-të me gjashtë pikë./Arbresh.Info/
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së