Mallorca ka arritur të kualifikohet në finale të Copa del Rey, pasi mposhti Real Sociedadin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shënoi penalltinë e parë dhe nisi mbarë serinë e ishullorëve, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pas fitores Muriqi reagoi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai shkroi se nuk kanë frikë nga dështimi dhe gjënë e vetme që e mendojnë është lavdia.
Tutje ai shkruante se do të arrijnë së bashku ëndrrën (triumfin në Copa Del Rey).
“Ne nuk e mendojmë dhe nuk kemi frikë nga dështimi, gjëja e vetme për të cilën mendojmë është lavdia! Hapi i fundit për ta realizuar një ëndërr! Do ta arrijmë së bashku me ju!”, ka shkruar Vedat Muriqi.
Mallorca në finale do të luaj me fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist Athletic Bilbao-Atletico Madrid./Arbresh.info/
View this post on Instagram
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...