Muriqi: Nëse shënoj dhe arrijmë fitoren, do të jem njeriu më i lumtur

18:44 | 14 Nëntor 2025
D.H

Kombëtarja e Kosovës luan nesër një prej ndeshjeve më të rëndësishme në histori, ku po përballet me Slloveninë në Ljubljanë.

Para ndeshjes, selektori Franco Foda është duke mbajtur konferencën e fundit për media, shkruan Arbresh.info.

Së bashku me Fodan, para mediave është paraqitur edhe futbollisti Vedat Muriqin.

Ai foli për golat me Slloveninë.

“Po shpresoj. Jam sulmues dhe gjithë shqiptaria pret nga unë. Jam i gatshëm njëqind për qind. Nëse shënoj dhe arrijmë fitoren, do të jem njeriu më i lumtur.”

Ndeshja Slloveni – Kosovë nis nesër me fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme