Kosova triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Islandës në kuadër të play-offit të Ligës B.
Hattrick në këtë ndeshje shënoi Vedat Muriqi, shkruan Arbresh.info.
Kjo ndeshje ishte historike për Kosovën e cila e dërgoi në Ligën B të Kombeve. Pas ndeshjes, topi u nënshkrua nga të gjithë bashkëlojtarët, duke përjetësuar këtë moment historik që çoi Kosovën për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Muriqi vazhdon të shkruajë historinë me Kosovën, duke konfirmuar statusin e tij si një ndër sulmuesit më të mëdhenj që ka pasur ndonjëherë kombëtarja.
Me 31 gola në 60 ndeshje, ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës. Debutim e ka bërë në vitin 2017 dhe që atëherë shënon rregullisht.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës