Vedat Muriqi është i vendosur ta shpëtojë Mallorcën pa rënë nga La Liga.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist edhe dje, në xhiron e parafundit të sezonit, duke shënuar në fitoren 2:1 ndaj Rayo Vallecanos.
Prizrenasi realizoi në minutën e 13-të, por ekipi ishullor e gjeti fitoren vetëm në minutat shtesë falë golit të Prats.
E përfaqësuesi kosovar ka kërkuar nga bashkëlojtarët që ta japin së bashku edhe atomin e fundit për ta arritur objektivin – mbetjen në La Liga.
“Të shkojmë të luftojmë deri në fund”, ka shkruar “Pirati” në rrjetet sociale.
Ai arriti në kuotën e 5 golave në La Liga që prej transferimit të tij në formë huazimi në janar nga Lazio.
Edhe pse Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e ish-futbollistit të Rizesporit e Fenerbahçes, Muriqi synon të dalë nga ky ekip si hero.
Aktualisht Mallorca gjendet në vendin e 18-të, i cili çon në një ligë më të ulët, por i ka pikët e njëjta me Cadizin dhe e ka një pikë më pak se Granada.
Xhiron e fundit të sezonit, Mallorca do ta zhvillojë me Osasunën në udhëtim. /GE/
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un