Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka deklaruar se ekipi dardan do të hyjë me një motiv të madh në dy ndeshjet vendimtare të muajit nëntor kundër Sllovenisë dhe Zvicrës.
“Besoj që do të vijmë me një motivim dhe eufori të jashtëzakonshme, gjë që do të na ndihmojë shumë në këto dy ndeshje. Me fitore kundër Sllovenisë dhe Zvicrës mund të kualifikohemi edhe direkt”, ka thënë ai gjatë paraqitjes së tij në “FFK Podcast”.
Muriqi ka folur edhe për fitoren ndaj Suedisë.
Ai ka theksuar se Suedia aktuale është skuadra më e mirë që ky vend ka pasur ndonjëherë, dhe se te klubi i tij, Mallorca, shumë bashkëlojtarë e kanë komplimentuar për atë fitore, duke pranuar se nuk e kishin pritur një sukses të tillë të Kosovës.
Sulmuesi prizrenas ka vlerësuar edhe të ardhmen e ekipit, duke theksuar se Albion Rrahmani dhe Fisnik Asllani do ta kenë peshën kryesore të sulmit të Kosovës në vitet që vijnë.
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel
Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të z...
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët