Futbollisti i Kosovës Vedat Muriqi, ka dalë negativ në testin e parë për COVID-19.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Muharrem Sahiti, zëvendëstrajner i Përfaqësuesës së Kosovës.
Sahiti tha se nesër ose pasnesër Muriqi, do t’i nënshtrohet edhe një testimi tjetër për të shikuar se a e ka kaluar koronavirusin.
“Ka dalë negativ në testin e parë. Nesër ose pasnesër pritet ta ketë edhe një testim. Pasi të arrijë në Itali ai do të izolohet edhe do të monitorohet për 24 orë, për të pasur mundësi më pas të nisë edhe me stërvitje”.
Ky është një lajm shpresëdhënës për “Dardanët”.
Aktivizimi i mundshëm i anëtarit të ri të Lazios, do të ishte një ndihmë e madhe sidomos në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut që Kosova pritet ta zhvilloj më 8 tetor, në kërkim të kualifikimit në Kampionatin Evropian.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve