Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është shprehur se skuadra spanjollë mund ta përballojë transferimin e lojtarit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.
Në programin “El Mati de Catalunya Radio”, Laporta ka treguar për interesin e skuadrës së tyre për yllin e Bilbaos, i cili aktualisht është duke shkëlqyer me fanellën e Kombëtares së Spanjës, transmeton Arbresh.info.
“Është e qartë që më pëlqen shumë. Sot për sot ne mund ta lejojmë veten të nënshkruajmë me Nico Ëilliams. Ne mund të përballojmë një nënshkrim si ai i Nico,” tha presidenti Laporta.
Interesim për Williams kanë shprehur edhe shumë skuadra të ndryshme të cilët janë “të flaktë” për transferimin e tij. /Arbresh.info/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë