Futbollisti 20-vjeçar nga Tetova ka firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin e kategorisë së dytë të futbollit të Austrisë, Kapfenberger SV. Mesfushori me tipare sulmuese kaloi një periudhë testuese te ekipi austriak ku u dallua me paraqitje të mira, ndërsa arriti të shënojë gol në kontrolluesen me Vardarin të fituar nga kampionët e Maqedonisë me rezultat 2:1.
Talenti i konfirmuar në ndeshjet e zhvilluara miqësore dhe seancat stërvitore kanë bindur drejtuesit e Kapfenberger SV që të angazhojnë Nurishin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare. Lajmin për TV Alsat-M e konfirmoi vetë Mumin Nurishi, i cili nuk fshehu kënaqësinë për angazhimin e ri.
“Natyrisht që jam i kënaqur me kontratën e re, pasi vlerësoj se bëj një hap të rëndësishëm në karrierën time. Austria njihet si vend i përshtatshëm për talentët e rinjë, prej ku lehtë depërtohet në skuadra më me renome. Do të jap maksimumin në stërvitje dhe ndeshje për të fituar sa më shumë hapsira për të luajtur, me shpresë dhe besim se prej këtu mund të shënoj një fillim të ri për të ngritur sa më lartë në aspektin futbollistik”, deklaroi për TV Alsat-M, Mumin Nurishi.
20-vjeçari vjen nga shpresat e Dinamo Zagrebit, ndërsa paraprakisht ka qenë pjesë e Istras në Kroaci dhe Triestinas në Itali. Është paraqitur për përfaqësueset U 17 të Kroacisë dhe Maqedonisë, ndërsa për këto të fundit ka luajtur edhe për U 19. Kohëve të fundit ka interes nga ana e kombëtares së shpresave të Shqipërisë për ta bërë të vetin mesfushorin e shkathët dhe kjo mbase do të varet nga paraqitjet e tij te ekipi i ri Kapfenberger SV./Alsat-M/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim