Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të zhvillohet super ndeshja mes Bayern Munich dhe Barcelonës.
E siç edhe dihet ish lojtari i klubit të Bayernit, Robert Lewandowski do tw rikthehet sonte në “Alianz Arena”, por tanimë si lojtar i ekipit kundërshtar.
Para ndeshjes ka folur Thomas Muller, ku ka thënë se Mane po e porosit vazhdimisht që të mos i asistoj polakut pasi që tani e ka kundërshtar.
“Sadio Mane po bën shaka me mua, më paralajmëron se Lewandowski nuk është më me ne, prandaj nuk duhet t’ia pasojë topin”, tha Muller në konferencën para ndeshjes.
Ndeshja mes Bayernit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 21:00, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...