Një tjetër futbollist dardan ka zhvilluar super performancë në ndeshjen e tretë të kampionatit ukrainas.
Muharrem Jashari ka shënuar dhe ka asistuar në fitoren e skuadrës së tij Cherkasy ndaj Rukh Lviv, shkruan Arbresh.info.
Filimisht ‘Muli’ asistoi në golin e barazimit në minutën e 73-të, ku realizoi Olivier Thill.
Kurse skuadra vendase golin e epërsisë e gjeti në minutën e 82-të.
Ndërkohë Jashari shënoi golin e sigurisë në minutën e tetë shtesë të ndeshjes nga penalltia për të vulosur rezultatin 3-1.
Pas tre ndeshjeve ish-futbollisti i Trepçës 89’ dhe Dritës ka një gol dhe një asistim.
Në tri ndeshjet e para të kampionatit LNZ Cherakasy ndodhet në pozitën e katërt me gjashtë pikë të grumbulluara ku ka dy fitore e një humbje/Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...