Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar dje listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosova më 12 tetor luan ndaj Lituanisë në Kaunas, ndërsa më 15 tetor e pret Qipron në Prishtinë, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së somte, lista e Kosovës ka pësuar një ndryshim.
Muharrem Jashari që ishte në listën e pritjes ka zënë vendin e Astrit Selmanit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kujtojmë se Jashari luan në pozitën e mesfushës kurse Selmani është sulmues.
Padyshim ardhja e lojtarit të LNZ Cherkasy i jep një stabilitet mesfushës së Kosovës, aty ku kombëtarja qallon për dallim nga repartet tjera./Arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...