Ernest Muçi ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Besiktasi e fitoi ndaj Istanbulsporit ne rezultat 2-0.
Futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi një gol të bukur në minutën e 54-të, shkruan Arbresh.info.
Ky ishte edhe goli i lojtarit shqiptar me fanellën e Besiktasit.
Pas ndeshjes Muçi foli për kanalin zyrtare të klubit ku theksoi se duhet të vazhdojnë të luajnë me përqëndrim dhe në ndeshjet e tjera të mbetura.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Bëmë atë që duhej të bënim. Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim në ndeshjet e mbetura, si sot”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tha se është shumë e mirë për t’a që nuk pësuan gol pëeveç se shënuan dy tjerë.
“Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, kjo është një gjë shumë e mirë për ne”, vazhdoi Muçi.
Teksa për fund pati disa fjalë edhe për golin e tij.
“Duhet të kontribuoj në sulm duke shënuar gola, është detyra ime. Përtej golit, rëndësi ka që skuadra të jetë e suksesshme”, theksoi lojtari i kombëtares shqiptare.
Muçi tek Besiktasi u transferua në ditën e fundit të merkatos së janarit nga skuadra polake e Legias./Arbresh.info/
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perënd...
Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe...
Kusari-Lila: Mbështetja e grave ndërmarrëse, prioritet për f...
Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyer...