Trajneri portugez, Jose Mourinho është kandidati i parë i Al Nassr për trajner të ri, pasi shkarkoi Rudi Garcian për shkak të një konflikti me lojtarët.
Gazeta spanjolle “AS” thekson se klubi për të cilin luan Cristiano Ronaldo i ka ofruar Mourinhos 100 milionë euro për dy sezone, që do ta bënte atë trajnerin më të paguar në botë.
Mourinho është aktualisht trajner i Romës dhe ka kontratë deri në vitin 2024.
Njëkohësisht në Romë po bën shumë mirë dhe është në vendin e tretë në Serinë A. Njëkohësisht luan edhe në çerekfinalen e Ligës së Evropës, shkruan lajminet.
Nëse e pranon ofertën nga Arabia Saudite, portugezi do të punojë sërish me Ronaldon, të cilin e ka trajnuar te Real Madridi nga viti 2010 deri në vitin 2013.
60-vjeçari më parë ka drejtuar edhe skuadra tjera evropiane si: Tottenham Hotspur, Chelsea, Manchester United, Inter e Porton.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar