Trajneri portugez, Jose Mourinho synon të mbetet te Manchester Unitedi edhe përkundër pakënaqësive me mos-transferimin e futbollistëve të duhur në afatin kalimtar veror.
Mourinho është i gatshëm të qëndrojë dhe të luftojë për punën e tij në Manchester United.
Sipas The Times, Mourinho mezi foli me lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes pas humbjes së tyre 3-2 në Brighton të dielën.
Pavarësisht nga humori i tij i errët në Amex, portugezi dëshiron të qëndrojë dhe të kthejnë gjërat në vendin e duhur në Old Trafford.
Disa lojtarë të Unitedit besojnë se kjo është vetëm një çështje kohe para se Mourinho të zëvendësohet.
Por, fansat e Djajve të Kuq janë duke u kthyer kundër drejtuesit Ed WoodWard dhe jo Mourinhos.
Gjatë ndeshjes së ardhshme të Unitedit, tifozët e klubit anglez pritet të protestojnë për drejtuesit e klubit.
Sipas tyre këta drejtues kanë katandisur klubin dhe e kanë futur në borxhe të mëdha. /Telegrafi/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...