Jose Mourinho mendon se Romës i duhet më shumë stabilitet në fazën mbrojtëse, në mënyrë që të jetë në nivelin e duhur. Në intervistën në vigjilje të sfidës kundër Servette, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Europa League-s, trajneri portugez u shpreh se objektivi është pa dyshim vendi i parë në grup:
“Objektivi ynë është që të dalim të parët e grupit, ndërsa për këtë ndeshje është që të marrim tri pikët e radhës. Për sa i përket mbrojtjes, na duhet më shumë stabilitet. Kemi Cristanten, që po bën mirë, kemi gjithashtu Ndickan, i cili ka akoma për të mësuar dhe nuk është ambientuar akoma si Cristante, Celik apo Karsdorp. Ndaj Frosinones, Bryan luajti shumë mirë. Edhe Paredes në mesfushë tregoi shenja të mira”.
“Nuk ka asnjë çështje. Lukaku ka ngarkesë fizike, por edhe pse ka pasur probleme muskulare, do të luajë titullar. Kemi besim tek ai”.
Roma do të presë zviceranët e Servette këtë të enjte, në stadiumin “Olimpico”, me objektivin për të marrë tri pikët e radhës, në mënyrë që të konsolidojë pozitat në vendin e parë në grup./ss
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqip...
QKUK jep informacionet e para për gjendjen e të plagosurit n...
Pritjes i erdhi fundi, Balotelli bëhet me skuadër të re
Komuna e Malishevës merr vendim për shtyrjen e mësimit
Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Ad...
Pas reshjeve rekorde, vjen i ftohti – IHMK paralajmëron zbri...