Jose Mourinho ka bërë një tjetër goditje ndaj bordit të Manchester United duke pretenduar se Evertoni ka “ambicie të njëjta” si “Djajtë e Kuq”.
Manchester United shpenzoi rreth 70 milionë euro gjatë verës duke siguruar transferimin e Fredit dhe Diogo Dalotit, por Jose Mourinho nuk ishte i kënaqur me bordin e tij për dështimin për të nënshkruar të paktën me një tjetër mbrojtës qendror, transmeton portali arbresh.info.
Ed Woodward, nënkryetari ekzekutiv i United, anuloi zgjedhjet e Mourinhos për departamentin e mbrojtjes dhe “Djajtë e Kuq” kanë nisur në formë të tmerrshme sezonin e ri.
Jose Mourinho ka bërë një numër të madh thumbimesh drejtë bordit të tij deri tani këtë sezon duke lavdëruar sistemin e skautëve të West Ham United si dhe fuqinë e Juventusit. Megjithatë, ai vazhdoi tutje duke pretenduar se rivali i së dielës – Evertoni ka ambicie të njëjta si United.
“Investim i mrekullueshëm”, ka thënë Mourinho kur është pyetur rreth Evertonit. “Ne e dinim që klubi do të reagonte në atë drejtim, me lojtarë shumë të mirë, lojtarë nga Barcelona”
“Pra, ky është niveli që Evertoni dëshiron të arrijë. Ambiciet e tyre janë të ngjashme me ambiciet tona”

Evertoni nënshkroi me Yerry Minan nga Barcelona gjatë verës, por reprezentuesi kolumbian ishte në radarin e Manchester United po ashtu.
Qendërmbrojtësi ka impresionuar në Kampionatin Botëror, por ende nuk ka debutuar te “Toffees” si pasojë e partneritet më të mirë nga dyshja, Kurt Zouma dhe Michael Keane./arbresh.info/
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqje
Almir Kryeziu “Ylli i Javës” në Superligën e Kos...
J’von McCorrmick, MVP i javës në Superligën e Kosovës
Haxhiu takon Ambasadorin e Sllovenisë, flasin për shkëmbimin...
Gjykata i bën thirrje për dorëzim serbit të akuzuar për krim...
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parking”, paralajmërohet ...